Sporti

Momente paniku: Lojtari shqiptar bie në fushë pa ndjenja pas përplasjes me shokun e skuadrës

11/06/2023 17:01
nga:E K

Momente paniku kapluan sfidën mes Tomorit dhe Burrelit, e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë së Parë në Shqipëri.

Lajmi u konfirmua edhe nga klubi i FK Tomorit, të cilët publikuan edhe pamjet në faqen zyrtare në Facebook.

Pas një përplasje kokë më kokë mes dy lojtarëve të Burrelit, Florenc Ferruku bie pa ndjenja në fushën e lojës në minutën e 20’ të takimit.

U desh ndërhyrja e të dyja stafeve mjekësore për të përmendur futbollistin, i cili më pas u shoqërua me ambulancë drejt spitalit rajonal.