Sporti

Moment i artë, Rodri futet në histori, shkon në 59 ndeshje pa humbje me Cityn!

03/03/2024 21:13
nga:Lorik J

Mesfushori i Man Cityt, Rodri ka thyer një rekord që ka qëndruar për 16 vite pas fitores 3-1 të skuadrës së tij ndaj United.

Falë këtij triumfi, Rodri tani është i pamposhtur në 59 ndeshjet e tij të fundit në të gjitha kompeticionet, numri më i madh i ndeshjeve pa humbje për një lojtar në historinë e Premier Ligës.

Vlen të theksohet fakti se Rodri e kaloi ish-mbrojtësin e Chelsea, Carvalho, i cili kaloi 58 ndeshje pa humbje, midis nëntorit 2006 dhe shkurtit 2008, ndërkohë që tashmë stafeta i kaloi mesfushorit të Cityt.