Lajme

Molliqaj: Tym i bardhë për Kurtin, e tym i zi për Kosovën

03/18/2023 21:45
nga:Astrit Gashi

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj sa i përket marrëveshjes me Serbinë ka thënë se Lugina e Preshevës nuk do të jetë pjesë e marrëveshjes prandaj Kurti i ka dy rrugë që mund ti zgjedhë.

“Është diskutuar se Lugina e Preshevës të jetë pjesë e marrëveshjes, jo vetëm që nuk është pjesë e marrëveshje po as nuk po flitet për të, kryeministri i ka dy rrugë, ja të bashkohet me interesat e qytetarëve të Kosovës ja të bëhet pjesë e pazareve politike qysh tashmë është në atë rrugë, tha ai.

E sipas tij e gjitha kjo do të shkojë në dëm të qytetarëve të Kosovës.

“A do të ketë tym ose jo kjo është e qartë për mua, tym i zi për Kosovën tym i bardhë për kryeministrin Kurti”, tha Molliqaj.