Lajme

Molliqaj: Politikisht, opozita në Kosovë nuk ekziston

11/26/2026 21:12
nga:Genita C

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar opozitën në Kosovë, duke thënë se ajo po vazhdon të veprojë në interes të grupimeve brenda partive.

Përmes një postimi, Molliqaj ka deklaruar se këto grupime kanë për synim marrjen e pushtetit të brendshëm dhe institucional, ndërsa ka përfunduar se, politikisht, opozita në Kosovë nuk ekziston.

“Opozita në Kosovë po vazhdon të qëndroj veç interes të grupimeve brenda partive që synim e kane pushtetin e brendshëm e institucional. Prandaj, politikisht, opozita në Kosovë nuk ekziston”, thotë Molliqaj.