Lajme

Molliqaj pas shkarkimit të Dakës: Vjosa si instrument, qëllimi është kapja e institucionit

06/14/2021 18:03
nga:Q R

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas shkarkimit te Valdete Dakës si kryetare e KQZ-s, nga Presidentja Vjosa Osmani.

Sipas kreut të PSD-së, Vjosa Osmani është kryetarja e degës së VV-së në presidencë dhe ajo po perdoret si instrument.

Molliqaj thotë se Daka u shkarkua pas zgjedhjeve m t rregullta e m demokratike.

Postimi i plotë:

VJOSA SI INSTRUMENT

“Kryetarja e degës së VV-së në presidencë, Vjosa Osmani, ashtu siç e shpallëm gjatë zgjedhjeve, po kryen me përpikmëri urdhërat e liderit të saj, Albin Kurtit.

Për herë të parë në historinë e Kosovës, pas zgjedhjeve më të rregullta dhe demokratike, po shkarkohet një drejtues i KQZ-së nga presidenca.

Shkarkimi i tillë është politik. Qëllimi i tij është kapja e institucionit që organizon zgjedhjet rrjedhimisht cënimi i demokracisë.

Modeli i ndjekur sot është modeli tipik popullist që është zbatuar thuajse njësoj, kudo ku popullizmi ka fituar ndaj demokracisë.”

Krasniqi: Osmani iu hakmor Dakës pasi nuk certifikoi Kurtin si deputet, vendimi politik