Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, thotë se Kurti nuk e ka refuzuar takimin me Vuçiqin por se i njëjti shtyrjen e këtij takimi e ka bërë për arsye populiste, raporton Gazeta Blic.
Molliqaj thotë se Kurti tashmë dëshiron vetëm të duket por jo të jetë ai që ishte.
Ai tutje thotë se Kurti tashmë ka zbritur tek simolikat si zëvendësim për përmbajtjen.
“Kurti tashmë ka zbritur tek simbolikat si zëvendësim për përmbajtjen. Ai dëshiron të duket, por jo edhe të jetë, ai që ishte. Shtyrja është në funksion të imazhit prej një politikani të qëndresës. Por këtij imazhi i ka rrjedhur përmbajtja e nevojshme për rezistencë. Kurti tashmë është duke e përgatitur ekipin negociator, disa nga të cilët janë emra që i takojnë historikut të dialogut që Lëvizja e Kurtit e kundërshtoi nga fillimi” shkruan Molliqaj.
Postimi i plotë:
Ai dëshiron të DUKET, por jo edhe të JETË, ai që ishte.
Kurti nuk e refuzoi takimin me Vuçiqin, por e shtyu atë për arsye populiste. Ai nuk dha asnjë arsye politike e parimore pse nuk merr pjesë në këtë takim. Natyra e arsyetimit ishte protokolare.
Kurti tashmë ka zbritur tek simbolikat si zëvendësim për përmbajtjen. Ai dëshiron të duket, por jo edhe të jetë, ai që ishte. Shtyrja është në funksion të imazhit prej një politikani të qëndresës. Por këtij imazhi i ka rrjedhur përmbajtja e nevojshme për rezistencë. Kurti tashmë është duke e përgatitur ekipin negociator, disa nga të cilët janë emra që i takojnë historikut të dialogut që Lëvizja e Kurtit e kundërshtoi nga fillimi.
Ai tashmë ka pranuar kornizat politike dhe përmbajtjen e dialogut. Jo-jat e vogla vijnë pas pranimit të madh.


