Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se nuk ka edhe paqe mes dy popujve e edhe themelim të Asociacionit.
Ai në Facebook ka shkruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zgjedhur të dytën.
“Edhe paqe mes popujve edhe ASK nuk ka. Siç duket Kryeministri Kurti është përcaktuar për Asociacion. Organizimi shoqëror e institucional në baza etnike dëmton të ardhmen e qytetarëve pavarësisht etnisë”, shkuan ai.
Moliqaj ka shtuar se çdo marrëveshje që krijon realitet të ri mbi baza etnike do të kundërshtohet.
“Korniza e këtij dialogu nuk ka destinacion mirëqenien e qytetarëve. Çdo marrëveshje që krijon realitet të ri në baza etnike në Kosovë është absolutisht i papranueshëm dhe do të kundërshtohet”, përfundon postimi i tij.


