Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj ka theksuar se Albin Kurti sot u dorëzua, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij, Kurti e pranoi marrëveshjen, dhe këtë sipas tij e konfirmoi zyrtarisht Borell.
“E Kosova zyrtarisht mori obligim ligjor, sonte, me dakordimin e Albin Kurtit, që të pranojë një marrëveshje të dëmshme që Asociacionin e ka në qendër”, tha ai.
Postimi i plotë:
Albin Kurti u dorëzua. E pranoi marrëveshjen. Borell e konfirmoi këtë zyrtarisht e publikisht.
Ambasadori i Kosovës lëshoi FAKE NEWS përmes mediumit ku ka punuar, në funksion të propagandës së pushtetit.
E Kosova zyrtarisht mori obligim ligjor, sonte, me dakordimin e Albin Kurtit, që të pranojë një marrëveshje të dëmshme që Asociacionin e ka në qendër.
Ditët në vijim vazhdojnë negociatat për datat e zbatimit të Asociacionit dhe marrëveshjeve të tjera. Por ditëve në vijim do të vazhdojë rezistenca qytetare kundër kësaj marrëveshjeje.
Dorëzimi i Albin Kurtit nuk do të jetë edhe dorëzim i Kosovës!


