Mohamed Salah është rikthyer në Liverpool pasi humbi finalen e Kupës së Kombeve Afrikane, Senegali mundi Egjiptin në finale me trajnerin Jurgen Klopp duke thënë se lojtari synon të kapërcejë trishtimin duke u rikthyer në aksion.
Sadio Mane, nga ana tjetër, fitues i CAN-it, do të qëndrojë edhe disa ditë në vendin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Kështu, Salah do të mund të luajë të enjten kundër Leicesterit, për ndeshjen e xhiros së 24-të.
“Mo është kthyer, ne kemi folur tashmë. Sigurisht që është shumë i zhgënjyer, por i emocionuar për atë që e pret. Kur folëm gjëja e parë që më tha ishte ‘jam gati’. Ai është një lojtar me përvojë, është një përbindësh fizikisht, do të shohim. Do të keni kohë për t’u rikuperuar, le të mos i nxitojmë gjërat. Nëse ai është mirë, ne nuk do ta lëmë jashtë për arsye të gabuara. Plani? Ndoshta luan sa më shumë”, ka rrëfyer trajneri për faqen e klubit, duke konfirmuar se Mane-s i janë dhënë më shumë ditë për të festuar.
"He's back!" ?
Welcome back, @MoSalah ? pic.twitter.com/xMyh4SNtKi
— Liverpool FC (@LFC) February 8, 2022


