Sporti

Modric viziton vendlindjen e tij, surprizon talentët e rinj të futbollit

06/29/2022 23:07
nga:Lorik J

Kapiteni i kombëtares kroate dhe futbollisti i Real Madridit, Luka Modric është ende me pushime.

Ai kohën e lirë e shfrytëzoi për të vizituar vendlindjen.

Në vendlindjen e tij Zadar, ai xhiroi një reklamë dhe më pas vizitoi lojtarët e rinj të klubit të vendit të tij.

Në bluzën e Modricit shkruhej “Edhe unë jam një fëmijë nga Zadari”.

Luka Modrić ka lindur në Zadar në vitin 1985.

/GazetaBlic Sport