Sporti

Modric tha se Real Madridi do të luajë në finale, vjen përgjigja e Guardiolas: Ai mendon ashtu!

05/03/2022 16:39
nga:L J

Pep Guardiola dhe Kevin de Bruyne dolën sot para gazetarëve për të analizuar ndeshjen e kthimit mes Manchester Cityt dhe Real Madridit në gjysmëfinale të Champions League.

Stërvitja e mëngjesit dhe konferenca për shtyp është mbajtur në Angli, ndërsa pasdite lojtarët e Cityt do të udhëtojnë për në Madrid, përcjell GazetaBlic Sport.

Guardiola foli edhe për deklaratën e Modricit, pasi ylli kroat tha se Real Madridi do të luajë në finale.

“Sigurisht që ata mendojnë kështu. Ne mendojmë të njëjtën gjë për veten tonë”, tha Guardiola.

“Ndoshta duhet të jemi më të mirë, por ka mundësi që të luajmë shumë më dobët se në ndeshjen e parë. Askush nuk e di se çfarë na pret. Ndonjëherë ju merrni atë që nuk e meritoni, dhe ndonjëherë ju privoheni nga ajo që meritoni”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport