Sporti

Modric i bie pishman, kërkon të qëndroj te Real Madridi

05/17/2024 23:28
nga:E K

Luca Modric nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi, edhe pse muaj më parë ka njoftuar se nuk do ta vazhdojë kontratën.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, mesfushori kroat ka informuar klubin mbretëror për dëshirën e tij për të qëndruar.

Modrić nuk do të krijojë asnjë çështje për pagën, ai thjesht do të donte të qëndronte dhe të vazhdonte përtej këtij sezoni.

Ylli kroat gjithashtu ka refuzuar dy propozime të mëdha, pasi ende shpreson të nënshkruajë marrëveshje të re te Reali.

Varet nga klubi tani që e ardhmja e Modrić dhe Kroos të vendoset në ditët e ardhshme, gjithçka është e hapur.