Sporti

Modric e pa flamurin kroat mes mijëra tifozëve | E gëzoi tifozën e vogël duke ia dhuruar fanellën, ajo “shpërtheu” në lot

05/07/2023 10:01
nga:L J

Futbollistët e Realit fituan Kupën e Mbretit pasi mposhtën 2-1 Osasunën. Luka Modric luajti nga minuta e 82-të dhe kështu fitoi trofeun e 23-të me fanellën e Madridit.

Pas ndeshjes lojtarët e Realit u larguan nga stadiumi dhe mijëra tifozë i prisnin tek stadiumi. Modric mbante fanellën në dorë dhe në turmën e tifozëve pa flamurin kroat që mbante një vajzë e vogël, përcjell GazetaBlic Sport.

Modric e pa atë dhe ia dhuroi fanellën. Ky gjest e ka përlotur vogëlushen, e cila ishte shumë e lumtur me veprimin e kroatit.

Ja pamjet: