Skuadra e Real Madridit nesër e mirëpret PSG’në në “Santiago Bernabeu”, me fillim nga ora 21:00, në kuadër të ndeshjes kthyese të Ligës së Kampionëve.
Në media është raportuar se tifozët e Real Madridit po përgatitin një pritje të madhe për Kylian Mbappe, pasi sulmuesi mund t’i bashkohet madrilenëve në fund të sezonit, përcjell GazetaBlic Sport.
Modric tha se tifozët duhet t’i përkrahin lojtarët e Real Madridit dhe jo rivalët në këtë duel.
“Nuk dua të flas për këtë temë tani, sepse ka gjëra më të rëndësishme. Unë jam i fokusuar vetëm te ndeshja. Dhe nuk e di se çfarë do të bëjë publiku me Kylian, Publiku duhet të na mbështes ne deri në vdekje, jo rivalin”, tha mesfushori Luka Modric në konferencë për shtyp.
/GazetaBlic Sport


