Sporti

Modric apo Pirlo? Ferdinand zgjedh më të mirin: Nuk ka fare dyshim!

04/17/2023 16:06
nga:L J

Rio Ferdinand, ish lojtari i njohur i Manchester United dhe kombëtares së Anglisë, është analist me me ndikim në BT Sport. Në emision, ai mori një pyetje interesante. Kur u pyet për të zgjedhur më të mirin mes Andrea Pirlos dhe Luka Modricit, ai u përgjigj: “Pirlo apo Modric? Epo, nuk ka dyshim për këtë, Modric! Kur flasim për mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave, Pirlo nuk mund të konkurrojë as me Modric. Vetëm Xavi, Iniesta dhe Modric”.

Ferdinand i dha një kompliment të madh Modric.

Kujtojmë se Pirlo ishte një lojtar kyç për Milanin dhe Juventusin. Ai fitoi gjithsej gjashtë Scudetto dhe dy Champions League me këto skuadra. Ai udhëhoqi Italinë drejt titullit të botës në vitin 2006 dhe finales së Euro 2012 me lojëra brilante.

/GazetaBlic Sport