Deputeti i Guxo, Burim Meta, në një prononcim për Gazeta Blic, u tall me mocionin e AAK-së për rrëzimin e Qeverisë, derisa tha se kjo parti nuk do ta kalojë pragun në zgjedhjet e ardhshme.
Pas kësaj, deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi i ka reaguar atij, duke thënë po ashtu se kjo parti nuk do ta kalojë as pragun në zgjedhjet e ardhshme.
Ajo ka thënë se është qesharak vetëbesimi i këtij deputeti, i cili po harron se po të shkonin në zgjedhjet e fundit ndarasi nga Vetëvendosje, do ta harronin pushtetin dhe do të na vëzhgonin nga televizori.
‘’Po ia kujtoj këtij deputeti se disa sondazhe së fundmi tregojnë se po të mbaheshin zgjedhjet në vend, Lista Guxo del se do t’i merrte 1.3 për qind të votave. Kaq sa i përket pragut i nderuari z. Deputet. Në fakt, jemi ne ata që ndjejmë dhembshuri për ju dhe pritjet imagjinare që keni për veten dhe partinë tuaj! Shihemi në zgjedhje‘,’ ka shkruar ajo.


