Mohamed Salah iu bashkua festës në Anfield, duke shënuar golin e katërt në fitoren e tyre ndaj Tottenham me rezultatin 5-1.
Duke gjetur golin, ylli i Liverpoolit është bërë zyrtarisht golashënuesi më i mirë i i huaj në historinë e Premier League.
Para ndeshjes, ai ndante vendin e parë me ish-sulmuesin e Man Cityt, Sergio Aguero. Tani, Salah e ka tejkaluar atë, duke shënuar golin e tij të 185-të.
Kjo gjithashtu do të thotë që Salah tani është golashënuesi i pestë më i mirë i epokës së Premier League, vetëm pas Alan Shearer, Harry Kane, Wayne Rooney dhe Andy Cole.
/GazetaBlic Sport