Raphinha mund të mungojë në ndeshjen e Barcelonës ndaj Getafes këtë fundjavë.
Sipas SPORT, aktivizimi i brazilianit është i vështirë për shkak të situatës së tij me dëmtimin. Klubi katalanas pritet të mos rrezikojë rikthimin e tij nëse nuk është plotësisht i gatshëm.
Barcelona do të duhet të presë deri në momentet e fundit për të mësuar nëse Raphinha do të jetë në dispozicion për këtë përballje.
/GazetaBlic Sport/


