Sporti

“Mjaft më, jam lodhur, nuk mundem”, trajneri i Warriors vjen me një fjalim të fuqishëm pas vrasjes së fëmijëve në një shkollë në Teksas

05/25/2022 10:43
nga:Lorik J

Konferenca për shtyp e Steve Kerr-it para ndeshjes nuk kishte asnjë lidhje me basketbollin përpara ndeshjes 4 të finales së Konferencës Perëndimore mes Warriors dhe Mavericks.

Në vend të kësaj, trajneri i Warriors mbajti një fjalim tre-minutësh në përgjigje të të shtënave të së martës në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas, që la të vdekur të paktën 19 studentë dhe dy të rritur, përcjell GazetaBlic Sport.

Kerr, i cili ka folur vazhdimisht për dhunën me armë në Amerikë dhe ka bërë fushatë për kontrollin e armëve, ishte dukshëm duke u nervozuar dhe në prag të lotëve disa herë gjatë fjalimit të tij në media të martën.

“Nuk do të flas për basketboll. Asgjë nuk ka ndodhur me ekipin tonë në gjashtë orët e fundit. Çdo pyetje basketbolli nuk ka rëndësi. 14 fëmijë u vranë 400 km larg nga këtu. Poashtu u vra edhe një mësues. Në 10 ditët e fundit, ne kemi pasur njerëz me ngjyrë të moshuar të vrarë në një supermarket në Buffalo, kemi pasur njerëz aziatikë të vrarë në kishë në Kaliforninë Jugore. Tani kemi fëmijë të vrarë në shkollë”, tha fillimisht ai.

“Kur do të bëjmë diçka? Jam i lodhur. Jam lodhur shumë duke u ulur këtu dhe duke shprehur ngushëllime për familjet e shkatërruara që janë atje. Jam shumë i lodhur. Më falni. Më vjen keq. Jam lodhur nga momentet e heshtjes. Mjaft më! Kështu që unë jam i ngopur. Unë dua që çdo person këtu, çdo person që e dëgjon këtë, të mendojë për fëmijën ose nipin tuaj, ose për nënën ose babanë, motrën, vëllain. Si do të ndiheshit nëse kjo do t’ju ndodhte sot”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport