Është arrestuar një person në Mitrovicë, për dëmtim të objektit të mbrojtur të trashëgimisë kulturore, raporton Gazeta Blic.
“Policia ne Mitrovicë, rreth orës 00:35 ka pranuar një informate se një person ishte duke rrënuar një shtëpi te trashëgimisë kulturore, njësitë policore kanë shkuar në atë lokacion ku kanë hasur ne një makinë pune eskavator ndërsa nuk kishte pasur persona, dhe kane vërtetur se një objekte i trashëgimisë kulturore ishte dëmtuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,,Dëmtimi, shkatërrimi i monumenteve ose objekteve te mbrojtura”.


