Lajme

Mitrovicasi në gjendje të dehur rrahet nga dy persona

08/27/2022 09:40
nga:Astrit Gashi

Dy persona ende të panjohur kanë rrahur një tjetër në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Mitrovicë.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima ka qenë në gjendje të dehur.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë 26.08.2022 – 04:20. Viktima mashkull kosovar (në gjendje të dehur) ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar fizikisht-rrahur nga dy persona (ende) të panjohur”, thuhet në raport.