Al Ittihad është Kampion i Ligës Profesionale Saudite për vitin 2025, pas fitores së tyre 3-1 jashtë fushe kundër Al Raed të enjten.
Ittihad ka siguruar titullin e 10-të të Ligës Profesionale Saudite, duke e bërë këtë me dy ndeshje të mbetura në sezon.
Kështu, Ittihad ka rrëzuar nga froni kampionët e kaluar Al Hilal, të cilët janë të destinuar të përfundojnë të dytët këtë vit.
Al Nassr i Cristiano Ronaldos ka rënë nga tre të parët dhe tani janë të katërtit, që do të thotë se rrezikojnë të mos kualifikohen për Ligën e Kampionëve të AFC sezonin e ardhshëm.
Kujtojmë se Mario Mitaj paraqitet për ekipin e Al Ittihad.
/GazetaBlic Sport