Sporti

Misioni i Allegrit ka filluar mbarë, Leao me ndryshime pozitive, më i disiplinuar se kurrë më parë

07/12/2025 12:48
nga:Mergim Rreci

Ditët e para të Massimiliano Allegrit në Milan kanë pasur një efekt shumë të kthjellët tek ylli i madh i ekipit, Rafael Leao.

Sipas MilanLive dhe gazetarëve pranë kuqezinjve, një erë e re ka fryrë fjalë për fjalë në Milanello, dhe Leao ka qenë i pari që e ka ndjerë atë.

Portugezi duket më i disiplinuar se kurrë nën drejtimin e Allegrit. Në Itali, kujtojnë se jo shumë kohë më parë Leao do të vinte i fundit në stërvitje, pa vullnet e dëshirë.

Leao është tani ndër të parët që mbërrijnë në qendrën stërvitore të Milanit. Anësori ndjen përgjegjësinë që e pret në sezonin e ardhshëm.

/GazetaBlic Sport/