Sporti

Mirlind Daku në formacionin më të mirë të javës në Rusi

04/02/2024 15:51
nga:Mergim Rreci

Mirlind Daku në formacionin më të mirë të javës së 21-të të Premier League-s së Rusisë. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare shkëlqeu me një gol dhe një asit në fitoren 2-1 përballë Akhmat Grozny-t, performancë që u vlerësua ndër më të mirat në fundjavën që lamë pas.

Daku është përzgjedhur në rolin e sulmuesit të parë në rreshtimin 4-3-3 të formacionit të javës.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ishte si gjithmonë titullar në majë të sulmit, teksa në minutën e 12’ shërbeu bukur për Randjelovic në qendër të zonës, i cili e pati të lehtë ta shtyjë topin në rrjetë.

Në të 35-ën Daku ia doli të shënonte vetë, duke gjetur kështu golin e parë për vitin 2024 me Rubin Kazanin dhe të pestin sezonal.

Pas një krosimi nga krahu, Daku goditi bukur me kokë, por topi u përplas në traversë dhe iu rikthye sërish, teksa këtë herë sulmuesi nuk fali, duke e shtyrë në rrjetë.

Vlen të theksohet se kjo është faza e dytë e kampionatit rus, e cila për shkak të temperaturave, ka rinisur vetëm më 2 mars. Në stol për Rubin Kazan edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Dardan Shabanhaxhaj, i cili u aktivizua në minutën e 81-të.