Qeveria ka miratuar projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale.
Në mbledhjen e mbajtur sot, këtë projektligj e ka iniciuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Sot para jush paraqes projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale, duke pasur parasysh vështirësitë e trajtimit të lëndëve komerciale nga gjykatat themelore ka stërzgjatur kontestet komerciale”, ka thënë Haxhiu.
Tutje ajo tha se themelimi i kësaj gjykate do të mundësojë krijim të vendeve të reja të punës.


