Sporti

Miqësore/ Drita e fortë për Ballkanin, fiton minimalisht ndaj kampionit të Kosovës

06/26/2022 20:14
nga:Lorik J

Skuadra e Dritës ka mposhtur Ballkanin.

Drita dhe Ballkani kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në Ohër, në kuadër të fazës përgatitore, përcjell GazetaBlic Sport.

FC Drita nga Gjilani ka fituar këtë duel ndaj Ballkanit të Suharekës me rezultatin minimal 1:0.

Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Besnik Krasniqi nga penalltia.

/GazetaBlic Sport