Euro2024

Ministrja gjermane kërkon që të denohet Demiral

07/03/2024 14:57
nga:Lorik J

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, ka reaguar për festimin e golit të mbrojtësit turk Merih Demiral në Euro 2024 kundër Austrisë.

“Simbolet e ekstremistëve të djathtë turq nuk kanë vend në stadiumet tona. Ne presim që UEFA të hetojë këtë çështje dhe ta ndëshkojë atë”, citohet të ketë thënë Nancy Faeser për Reuters.

“Përdorimi i Kampionatit Evropian si një platformë për racizmin është plotësisht i papranueshëm. Ne presim që UEFA të hetojë rastin dhe të marrë në konsideratë sanksionet,” shtoi ajo.

Mbrojtësi turk përdori gjestin e nacionalistëve turq gjatë festimit të golave, duke shkaktuar një moment interesant të ri në Kampionatin Evropian.

/GazetaBlic Sport