Lajme

Ministria e Financave me njoftim: Pagesat e pensioneve dalin nesër, iu jepen edhe 100 euro shtesë

10/17/2022 17:35
nga:Genita C

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se nesër dalin pagesat e pensionistëve, raporton GazetaBlic.

Pagesat ishin të parapara të bëhen sot, por sipas njoftimit të kësaj ministrise thuhet se arsyeja e shtyrjes është aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, për të cilën ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë pensionistët se pagesa e pensioneve e paraparë të bëhej sot, është shtyrë për ditën e nesërme, më 18 tetor 2022.

Arsyeja e shtyerjes është aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, për të cilën ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi.

Duke shpresuar në mirëkuptim të të gjithë përfituesve, ju sigurojmë se stafi i ministrisë është duke punuar intenzivisht ashtu që ekzekutimi i pensioneve me shtesën prej 100 euro të bëhet nesër që në sesionin e paradites.