Lajme

Ministria e Financave hap thirrje për angazhimin e pesë praktikantëve

08/10/2022 11:00
nga:G B

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), ka hapur thirrje për aplikim për “Punë praktike” me pagesë për pesë të diplomuar në drejtimet e Shkencave Sociale, të cilët do të angazhohen në këtë dikaster.

Sipas një njoftimi, kohëzgjatja e angazhimit do të jetë gjashtë muaj dhe afati do të jetë i hapur nga sot deri më 16 gusht të këtij viti.