Ministri i Brendshëm grek Johanis Ikonomu ka takuar sot në paraburgimin e Durrësit Fredi Belerin.
Mësohet se ai ka hyrë në ambientet e brendshme të burgut të Durrësit, ku është takuar me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës.
Ministri grek viziton Shqipërinë për procesin e Berlinit. Në agjendën e tij kishte parashikuar të takojë edhe kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, i cili ndodhet në burg pasi akuzohet për vjedhje votash.
Arrestimi i Fredi Belerit më 12 maj me akuzën e korrupsionit në zgjedhje dhe mbajtja e tij në paraburgim ka sjellë acarim në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. Qeveria greke e quan arrestimin të paligjshëm dhe politik.


