Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka reaguar në Facebook për mesazhet të tifozëve të Crvena Zvezdës në ndeshjen miqësore ndaj Fiorentinës.
Tifozo-grupi i Crvena Zvezda-s, “Delije në ndeshjen miqësore ndaj Fiorentinës kanë shpalosur mesazhe agresore ndaj Kosovës me shkrimin “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”, shkruan GazetaBlic Sport.
Këto shkrime Çeku i ka quajtur mesazhe lufte duke thënë se Serbia nuk e kursen as sportin për mesazhe të tilla.
“Kërcënimet me luftë nga stadiumi i futbollit duhet të kundërshtohen nga organizatat ndërkombëtare të futbollit, të cilat i ftojmë për marrjen e masave të duhura ndëshkuese. Këto veprimeve të Serbisë janë të papranueshme, andaj komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të qëndrojë në heshtje”, ka shkruar ai.
Ja postimi i tij:
/GazetaBlic Sport/


