Lajme

Ministri gjerman Cem Ozdemir interesohet për prodhimin e verës në Kosovë

10/04/2023 12:13
nga:G B

Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Cem Ozdemir dhe ministri i Bujqësisë i Kosovës, Faton Peci, kanë vazhduar me vizitë në verarinë “Bodrumin e Vjetër”, ku priten nga pronari Ruzhdi Haxhijaha.

Edhe te “Bodrumi i Vjetër” Ozdemir e Peci shijuan verën. Përderisa Ozdemir është interesuar  të mësojë më shumë për prodhimin e verës në Kosovë.

Peci e ministri gjerman do të vizitojnë edhe kooperativën “Gratë e Krushës”, ku do të priten nga Fahrije Hoti.