Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shfrytëzuar pozitën qeveritare për të lidhë marrëveshje me një kolegj privat në të cilin është i angazhuar si profesor dhe merr pagë. Kjo ka shkaktuar reagime të ish-bashkëpunëtorëve të kryeministrit Kurti dhe analistëve politikë.
Ish-anëtari i VV-së, Rron Gjinovci, ka thënë se qeveria Kurti 2 do të shkojë drejt dështimi kolosal me një qasje të tillë.
“Memorandum me privatët qeveria e majtë! Kurti 2 drejt një dështimi kolosal nëse vazhdon qishtu”, ka shkruar Gjinovci.

Ministri Aliu lidh marrëveshje me kolegjin ku mori pagë, dyshime për konflikt interesi
Mushkolaj: Liburn Aliu lidh marrëveshje me kolegjin ku paguhet si profesor


