Lajme

Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë për shkak të pagave

07/23/2024 09:56
nga:Sh R

Është dita e 13-të që minatorët e Trepçës janë në grevë, si shenjë proteste për vonesë të pagave.

Punëtorët e minierës thonë se janë tash e 54 ditë pa rrogë, ndërkaq theksojnë se do të vazhdojnë grevën deri në realizimin e pagave.

Ata shprehen të pakënaqur me menaxhmentin, për të cilin thonë se nuk po u përgjigjet kërkesave të tyre dhe nuk ka asnjë komunikim me minatorët./teve1