Lajme

Minatorët e Flotacionit të Kishnicës në grevë

04/22/2025 07:57
nga:Y I

Minatorët e Flotacionit të Kishnicës janë futur në grevë.

Arsyeja e ndaljes së punës është se ata ende nuk i kanë marrë pagat.

Kjo u konfirmua për Klankosova nga kryetari i Sindikatës Blerim Imeri.

“Po, kam informacione se punëtorët sot do ta ndalin punën shkaku se nuk i kanë marrë pagat”, tha ai.

Imeri nuk dha detaje nëse është biseduar me menaxhmentin e Trepçës për ta gjetur një zgjidhje.