Sporti

Milot Rashica do të jetë për dy javë jashtë fushave të blerta

11/23/2023 17:47
nga:Mergim Rreci

Milot Rashica do të jetë për dy javë jashtë fushave të blerta.

Sulmuesi kosovar nuk do të luajë në dy ndeshjet e ardhshme ndaj Samsunspor dhe Club Brugge, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai pësoi një lëndim gjatë stërvitjeve para ndeshjes me Zvicrën, lëndim ky që ka ndikuar që reprezentuesi kosovar të mbetet jashtë fushave të blerta.

Në 15 paraqitje për Besiktas gjatë këtij edicioni, Rashica ka shënuar 2 gola dhe ka kontribuar me 2 asistime.

/GazetaBlic Sport/