Liverpool dhe Manchester City janë në garë të ngushtë për të fituar titullin kampion në Premierligë.
Skuadra e Manchester Cityt aktualisht ka 4 pikë më shumë se “The Reds” të cilët kanë një ndeshje më pak, kurse gjithçka mund të vendoset në ndeshjen e fundit të kampionatit, shkruan GazetaBlic Sport.
Manchester City në ndeshjen e fundit luan ndaj Aston Villas aty ku do të përballet me legjendën e klubit rival, Liverpool, Steven Gerrad i cili është trajner i Aston Villas.
James Milner ka deklaruar se nuk shikon se çfarë bën Manchester City pasi kjo është humbje energjie.
“Unë kurrë, kurrë nuk i shikoj ndeshjet e tyre, është një humbje energjie.” tha Milner për The Athletic.
Liverpool luan dy ndeshjet e fundit kampionale me Southampton dhe Wolves.
/GazetaBlic Sport/


