Sporti

“Militao do të ishte sulmues i madh”, Ancelotti: Ja pse Rodrygo shënon pak

03/11/2023 17:54
nga:E K

Real Madrid fitoi me përmbysje ndaj Espanyol me rezultatin 3-1 teksa Los Blancos shkurtojnë në gjashtë pikë diferencën me Barcelonën kryesuese. Pas sfidës, trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti u shpreh se ndaj Espanyol duhej me patjetër trepikëshi ndërsa shtoi se tashmë nis një javë shumë e rëndësishme për skuadrën e tij pasi luajnë me Liverpool në Champions League dhe më pas El Clasicon me Barcelonën.

“Nuk e nisëm në mënyrën më spektakolare ndeshjen, por më pas ia dolëm ta përmbysnim rezultatin. Ishte një ndeshje që duhej ta fitonim me patjetër. Tani për ne nis një javë shumë e rëndësishme pasi luajmë me Liverpoolin në Champions dhe me Barcelonën në kampionat. Ndonjëherë nuk i kuptoj kartonët e verdhë në dëm të Vinicius Junior, sjellja e tij për mua është shumë e mirë. Ndër të tjera shënoi edhe një gol shumë të bukur.

Militao më shumë gola se Rodrygo? Militao mund të ishte një sulmues i madh. Nuk e di nëse Rodrygo mund të jetë një mbrojtës, por di që po ndihmin shumë edhe në mbrojtje. Është një e dhënë e veçantë, por duhet të dimë ta lexojmë në mënyrën e duhur. Rodrygo shënon pak sepse unë i jap detyra mbrojtëse”.

Kush kompeticion është më i vështirë? “Në këtë moment si La Liga, Kupa e Mbretit por edhe Champions League janë shumë të ndërlikuar. Nisemi në disavantazh në Kupën e Mbretit, por nga ana tjetër jemi në avantazh në Champions League. Por, mbetet kompeticioni më i komplikuar në botë”, u shpreh Ancelotti.