Sporti

Milani triumfon ndaj Genoas, siguron tre pikë me shumë vlerë

04/18/2021 14:23
nga:Mergim Rreci

Milani ka triumfuar në ndeshjen e sotme ndaj Genoas.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 2 me 1, shkruan GazetaBlic.

Ante Rrbic shënoi golin e parë në ndeshje, por Destro barazoi shifrat me një gol me kokë.

Në pjesën e dytë, Scamacca i Genoas shënoi gabimisht në portën e tij për t’i dhënë fitoren skuadrës së Piolit.

Kjo fitore ka shumë vlerë për Milanin në garën që ka për t’a siguruar një pozitë në Ligën e Kampionëve.

/GazetaBlic/