Milani nuk dëshiron asesi që njëri nga futbollistët e tyre më të mirë, Raphael Leao të largohet nga klubi.
“Rossonerët” raportohet se refuzuan një ofertë prej 80 milionë eurove për të dhe tashmë janë gati për t’i ofruar atij një pagë shumë të majme, përcjell GazetaBlic Sport.
Milani është i gatshëm të paguajë një pagë neto prej nëntë milionë euro në vit për të mbajtur të kënaqur golashënuesin e 30 golave dhe 27 asistimeve në gjithsej 123 ndeshje në shërbim të klubit.



