Sporti

Milani nuk ‘dorëzohet’ në garën për Asension, “Rossonerët” kërkojnë transferimin e tij

06/25/2022 18:34
nga:Mergim Rreci

Milani thuhet se është ende i interesuar për nënshkrimin e Marco Asensio nga Real Madrid, veçanërisht pasi humbi talentin e Lille, Sven Botman.

Kuqezinjtë nuk arritën të përputheshin me shifrat e kërkuara nga pala franceze dhe përfundimisht qendërmbrojtësi holandez nuk mundi të priste më, duke vendosur të pranonte më në fund ofertën e Newcastle United. Klubi milanez tani po shqyrton një ndryshim në strategjinë e tregut të transferimeve, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç raportohet nga Corriere dello Sport, drejtori i Milanit, Paolo Maldini e di se një lojtar cilësor është i nevojshëm këtë verë dhe ai ende po vëzhgon nga afër situatën e Asensio-s me Real Madridin.

Los Blancos duan rreth 30 milionë euro për sulmuesin 26-vjeçar spanjoll, kontrata e të cilit skadon në Madrid vitin e ardhshëm dhe vetë lojtari kërkon një pagë prej rreth 6 milionë euro, shifra që duken mjaft të papajtueshme me strategjinë aktuale të kuqezinjve.

Asensio shënoi 12 gola dhe dha dy asistime në 42 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar nën drejtimin e Carlo Ancelotti.

/GazetaBlic Sport/