Milani luan sezonin të dielën në mbrëmje.
Kuqezinjtë do të jenë mysafirë më Atalantën, kur do të luftohet fuqishëm për të siguruar një vend në Champions. Pas hapit fals me Kaljarin në shtëpi, milanistëve iu mbetet për detyrë të luajnë gjithçka për gjithçka, në përballjen ndaj bergamaskëve.
Po si është bilanci i 10 ndeshjeve të fundit të Milanit në transfertë ndaj Atalantës? 7 herë fituesit e Champions-it, që nga sezoni 2011-2012, kanë arritur 5 sfida në shtëpinë e zikaltërve.
2 ndeshje kanë përfunduar në barazim 1-1 dhe 3 në favor të vendasve. Ndërkohë që humbja më e hidhur rezulton ajo e sezonit të kaluar, ku Atalanta triumfoi me rezultatin e thellë 5-0.



