Sporti

Milani intensifikon negociatat me Chiesan

08/16/2025 16:19
nga:Mergim Rreci

Sipas raportimeve nga Italia, Milani mbetet i interesuar për Federico Chiesa-n, me Rossonerët në kontakt me agjentët e lojtarit.

Chiesa shënoi të premten në fitoren 4-2 të Liverpoolit ndaj Bournemouth në ndeshjen e tyre të parë në edicioni e ri të  Premier League. Pasi nuk luajti shumë sezonin e kaluar, italiani ishte i lumtur që la gjurmën e tij dhe ia dedikoi golin e tij Diogo Jotas.

Tani ish-trajneri i Chiesa-s, Massimiliano Allegri, po shqyrton ribashkimin e dyshes në Milano. Duke punuar së bashku te Juventusi, Allegri është i njohur me lojtarin dhe nëse një marrëveshje është e realizueshme, anësori mund të transferohet në Milano këtë verë.

/GazetaBlic Sport/