Sporti

Milani e lë jashtë Jasharin: Allegri bën ndryshime në mesfushë kundër Atalantës

05/05/2026 13:03
nga:L J

Sipas Corriere della Sera, Milani po përgatitet të bëjë një ndryshim në mesfushë për ndeshjen e madhe të së dielës në San Siro kundër Atalantës.

Me Luka Modric ende jashtë fushës, Samuele Ricci ka gjithnjë e më shumë gjasa të fillojë në rolin e mesfushorit.

Mesfushori italian duket se do të zëvendësojë Ardon Jasharin, i cili pati një performancë zhgënjyese në ndeshjen e fundit kundër Sassuolos.

Nevoja për një ekuilibër dhe cilësi më të madhe në mbajtjen e topit thuhet se po e shtyn stafin e trajnerëve të Milanit drejt kësaj zgjidhjeje të re taktike për t’u përballur me ekipin e Raffaele Palladinos, me qëllim që të përmirësojnë humbjen 2-0 në stadiumin Mapei.

/GazetaBlic Sport