AC Milan ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit portugez Gonçalo Ramos, në një operacion që pritet të vendosë rekord të ri në historinë e klubit për shumën e paguar.
Sipas raportimeve, ky do të jetë gjithashtu transferimi më i shtrenjtë në Serie A që nga kalimi i Romelu Lukaku nga Manchester United te Interi në vitin 2019.
Negociatat me Paris Saint-Germain kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe mbetet të zyrtarizohen detajet e fundit, me Milanin që synon t’i besojë Ramosit rolin e liderit të repartit ofensiv për sezonin e ri.
/GazetaBlic Sport/


