Rafael Leao do të startojë në sulmin e Milanit në ndeshjen e raundit të 16 të Kupës së Italisë kundër Sassuolos.
Milan dhe Sassuolo takohen sonte në San Siro me fillim nga ora 21:00, përcjell GazetaBlic Sport.
Trajneri i Milanit pritet të bëjë disa ndryshime, por yjet si Fofana, Reijnder e Leao pritet të startojnë.
Ja formacionet e mundshme:
Milan (4-2-3-1): Sportiello; Calabria, Tomori, Pavlovic, Terracciano; Fofana, Reijnders; Chukwueze, Loftus-Cheek, Leao; Abraham.
Sassuolo (4-3-3): Satalino; Missori, Odenthal, Muharemovic, Paz; Iannoni, Ghion, Caligara; Volpato, Mulattieri, Antiste.
/GazetaBlic Sport