Milani do të dalë nga urgjenca e lëndimeve javën e ardhshme.
Rossonerët fundjavën e ardhshme, do të kenë gati De Ketelaere, Maignan dhe Kjaer, si dhe Messias tashmë të disponueshëm, por ende jo në formë të mirë, përcjell GazetaBlic Sport.
Të gjithë ndoshta nuk do të jenë 100%, por është e mundur që të paktën disa prej tyre të mund të luajnë disa minuta.
Ndeshja Milan – Monza zhvillohet me 22 tetor në San Siro.
/GazetaBlic Sport


