Sporti

Milan me dy mungesa ndaj Dinamo Zagreb, shumë pak zgjidhje në sulm për Piolin

09/13/2022 13:48
nga:L J

Milan luan nesër ndaj Dinamo Zagrebit në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Champions League.

Sot paradite u zhvillua seanca e fundit stërvitore në prag të ndeshjes kundër ekipit kroat.

Mungesa të rëndësishme për Piolin në këtë ndeshje. Përveç lëndimit afatgjatë të Florenzit, jashtë janë edhe Rebic dhe Origi. Të dy nuk luajtën as ndaj Sampdorias në vikend.

Krunic është rikthyer në ekip dhe do të jetë gati për nesër.

Ndeshja mes Milanit dhe Dinamo Zagrebit luhet nga ora 18:45 në ‘San Siro’.

/GazetaBlic Sport