Milan ka arritur marrëveshje verbale me Rafael Leaon në lidhje me rinovimin e kontratës.
Një nga synimet e Milanit në javët e fundit është të jetë në gjendje të mbyllë marrëveshjen me Rafael Leao për nënshkrimin e kontratës së re. Negociatat mes palëve po vazhdojnë prej muajsh dhe sipas mediumit Relevo, tashmë është arritur një marrëveshje verbale, përcjell GazetaBlic Sport.
Gazetari Matteo Moretto i Relevo raportoi se ka një marrëveshje verbale mes Milanit dhe Leaos për një rinovim. Klubi i AC Milan ka pranuar të paguajë pjesën e gjobës prej rreth 19 milionë që lojtari duhet t’i paguajë Sportingut.
Rafa pritet të ketë një pagë rreth 5 milionë neto në sezon.
Kujtojmë se Leao është një nga lojtarët më të mirë të Milanit tash e disa vite.
/GazetaBlic Sport


