Sporti

Milan kompleton transferimin e Moratas, ky do jetë numri i sulmuesit spanjoll te Rossonerët

07/19/2024 13:54
nga:E K

Alvaro Morata ka kompletuar transferimin e tij te Milan.

Sulmuesi spanjoll do të jetë pjesë e “Rossonerëve” nën urdhërat e Paulo Fonseca me fillim nga sezoni i ri 2024/25, shkruan GazetaBlic Sport.

Milan ka zyrtarizuar transferimin e tij teksa ka bërë të ditur edhe numrin që do ta bartë në fanellë ish sulmuesi i Real Madridit.

Numri “9” do të jetë prapa shpinës së sulmuesit, kartonin e të cilit e posedonte deri tani Atletico Madrid.

/GazetaBlic Sport/